Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, nëpërmjet një konference për media, e ka bërë të ditur se e ka emëruar Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, transmeton Kosova Post.
“Ministri i ri i Shëndetësisë do të jetë profesor, doktor Rifat Latifi” tha Kryeministri Kurti.
Ai e vlerësoi me nota të larta përgatitjen e tij profesionale.
Nga ana tjetër, Ministri i sapoemëruar Latifi, premtoi ndër të tjera reforma të mirëfillta në fushën e shëndetësisë./KosovaPost/