Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur sot gazetari Vaughan Smith, i cili kishte dokumentuar sulmet serbe ndaj familjes Jashari në vitin 1998.
Ai, me anë të një postimi në platformën X, e ka shpërndarë një video të Smith ku e tregon eksperiencën e tij.
“Ishte telefoni që i shpëtoi jetën gazetarit Vaughan Smith kur e kapi plumbin. Ai po dokumentonte vrasjet e familjes Jashari në Prekaz, ku u vranë 59 anëtarë të së njëjtës familje në vitin 1998”.
“Dokumentimi dhe raportimi për krimet serbe në Kosovë ka qenë i rrezikshëm për jetën dhe duhet të pranojmë trimërinë e atyre që e mbajtën të vërtetën e gjallë”, ka thënë Kurti. K.kosova.