Ndërsa ndodhej në Prizren për një vizitë, u pyet nga gazetarët rreth disa çështjeve që kanë të bëjnë me dialogun dhe komunitetin serb në Kosovë, shkruan Kosova Post.
Sipas Kurtit, procesi i dialogut po nxitet nga ndërkombëtarët, gjë që pritet rinisja e këtij procesi nga mesi i këtij muaji.
Dialogu do të jetë parimor dhe i drejtë, ku Kosova do të jetë palë në bisedime e jo objekt.
“Do të ketë një takim kah mesi i qershorit, sot është 1 qershori nuk është mesi i qershorit…Presion nuk ka, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë po është palë në bisedime. Me dijen, programin tonë dhe me ndërgjegjen e përgjegjësinë që kemi treguar ngaherë do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës për interesat e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ai është pyetur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e që besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion një etnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, tha ai./KosovaPost/