Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se nga muaji i ardhshëm mbi 400 mijë fëmijë do t’i marrin shtesat e tyre me rritje.
Për këtë vendim, Kurti, u mburr ndërsa dhe falënderoi secilin për mundësinë e dhënë të jenë në krye të Qeverisë.
”Nga muaji i ardhshëm mbi 400 mijë fëmijë, do t’i marrin shtesat e tyre me rritje. Është dashtë që fillimisht të ketë shtesa, që më pas të ketë rritje të tyre, transmeton klankosova.tv.E ne jemi të lumtur që na është dhënë mundësia përmes vullnetit të qytetarëve tanë, që edhe t’i nisim edhe t’i rrisim shtesat për fëmijët, që janë e tashmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës”.