Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për suksesin e Kosovës ka kërkuar që kjo e fundit të antarësohet në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
Kështu është shprehur i pari i ekzekutivit, në një konferencë të përbashkët me ndihmësekretaren amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried.
“Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, siguria rajonale, është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO, i shteteve që janë demokratike dhe i kanë vendosur sankisone Rusisë”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se Kosova duhet të antarësohet në Këshillin e Evropës dhe të bëhet pjesë e programit të partneritetit për paqe, gjë për të cilën Kurti ka thënë se po përgatiten.
“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah botës së bashkuar demokratike në mbrojtje të demokracisë dhe të pqaqes në rjaon. Për SHBA-të, Kosova do të mbetet mik, aleat, dhe partner i besueshëm. Një i tillë që nuk pyet pse por si, jo sa por kur”, shtoi Kurti.