Ministri i Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel po qëndron për vizitë në Kosovë. Ministri izraelit sot do të pritet në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Takimi i tyre do të zhvillohet në orën 11:20 në ndërtesën e Qeverisë.
Gjatë ditës së sotme, është njoftuar se ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, organizon pritje për ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit kosovarë.
Sipas njoftimit, organizimi fillon nga ora 18:00.