Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se takimi fillon në orën 13:00.
Ndërkohë, mediat mund të marrin pamje vetëm në oborin e Qeverisë dhe në fillim të takimit, derisa nuk është bërë me dije nëse do të ketë konferencë për media.