Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth vrasjes së polit serb në Loznicë të Serbisë, ku dorasi dyshohet të jetë një kosovar, Artan Hajrizi.
I pari i qeverisë ka thënë se nuk ka informacione shtesë përveç atyre që janë raportuar deri më tani.
Sipas tij, organet e sigurisë po grumbullojnë informacione për këtë rast. “Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni komunikatat e policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme. Ndërsa, ministria jonë e Drejtësisë është në komunikim me qeverinë e Maqedonisë në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës që po mbahet atje dhe që mos të ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë”, shtoi Kurti.rtk