Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ka qenë historike, duke rikujtuar se është e para vizitë e një kancelari gjerman në Kosovën e pas pavarësisë, shkruan KosovaPost.
Kreu i Qeverisë së Kosovës gjithashtu ka treguar se sot me kancelarin gjerman kanë zhvilluar edhe një takim sy më sy dhe pastaj edhe me delegacionet shtetërore.
Kurti thotë se përveç kësaj, kjo vizitë është dëshmi e raporteve të forta mes Prishtinës dhe Berlinit.
“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë.