Kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti edhe njëherë e ka theksuar se nuk do të debatojë me kandidatët tjerë për kryeministra.
Ai tha, fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit dihet. Në “TV Prizreni”, Kurti u shprehë se LVV synon 61 deputetë e sipër.
“Ka një garë të ashpër për vendin e dytë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve dihet se kush është. Ne synojmë që të kemi 61 deputetë e sipër prandaj edhe po angazhohemi në fushatë.”