Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e parë ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe më 28 shkurt 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez në luftën e fundit në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Kurti ka theksuar se në atë ditë tragjike, forcat policore serbe kryen një sulm masiv me helikopterë, makina ushtarake dhe artilëri të rëndë, duke vazhduar për 28 orë.
“U masakruan 20 civilë të paarmatosur shqiptarë: Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16)”, ka shkruar ai në Facebook.