Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, nëpërmjet rrjeteve sociale reagoi në lidhje me zjarrin që kaploi qendrën për COVID në Tetovë, transmeton Kosova Post.
“Mësova me pikëllim të thellë se vëllezërit tanë vdiqën në zjarrin që shpërtheu pas shpërthimit në qendrën për COVID në spitalin në Tetovë, Maqedoni e Veriut”, shkroi Şentop në llogarinë e tij në Twitter.
“Lutem për mëshirë për të vdekurit, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë”, shtoi ai.
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut përmes një njoftimi konfirmoi se të paktën 10 persona kanë humbur jetën në zjarr, ndërsa ka shumë të lënduar.
“Dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur në zjarr deri më tani, por numri mund të rritet”, thuhet në njoftimin e ministrisë.