Kryepeshkopi kishës ortodokse në Kodsin e pushtuar ka theksuar se çlirimi i Kodsit është më afër se në çdo kohë tjetër, transmeton Kosova Post.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Ataallah Hena, kryepeshkopi i kishës ortodokse në Kodsin e pushtuar, në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Kodsit, ka kërkuar nga myslimanët, të krishterët dhe nga të gjithë liridashësit e botës që të mos e lënë vetëm qytetin e Kodsit dhe të shtypin xhelatët të cilët po e sulmojnë Kodsin, bijtë e tij, simbolet e shenjta, historinë dhe identitetin e këtij qyteti të shenjtë.
Ataallah Hena ka shtuar: “Të krishterët palestinezë janë një prej grupeve etnike dhe elementëve themelore të popullit të Palestinës dhe krenohen me faktin se i përkasin vendit të Palestinës. Ideali i Palestinës është një çështje e cila i bashkon përkrah njëri-tjetrit besimtarët myslimanë dhe të krishterë si bijtë e Palestinës.
Prandaj mbështetja e Kodsit në Ditën Botërore të Kodsit dhe në të gjitha ditët e tjera përball komplotit për hebraizimin dhe ndarjen e këtij qyteti nga trupi i Palestinës, është një detyrë fetare, njerëzore, morale dhe kombëtare për të gjithë popujt e botës”.