Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 15:00, ku pritet caktimi i seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Kjo është konfirmuar nga Kuvendi përmes një komunikate për media.
“1. Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.