Kryetari i degës së VV-së në Dardanë, Bajram Mavriqi, ka dënuar “ashpër ngjarjet e dhunës dhe presionit që kanë ndodhur dje kundrejt fëmijëve dhe banorëve të fshatit Shipashnicë e Poshtme”, raporton Kosova Post.
Sipas Mavriqit, kjo dhunë është nxitur nga vetë Kryetari Qëndron Kastrati.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Dardanë, dënon ashpër ngjarjet e dhunës dhe presionit që kanë ndodhur dje kundrejt fëmijve dhe banorëve të fshatit Shipashnicë e Poshtme, të nxitura nga Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati.
E diela e djeshme, u provokua nga Kryetari i Komunës që të mos të jetë ditë pushimi për fëmijët dhe prindërit. Imazh më të keq dhe më të rëndë komuna jonë nuk ka pasur ndonjëherë, dhe tregon faktin se, Kyetari Kastrati nuk është në shërbim të qytetarëve të Dardanës.
Të shohësh fëmijë e prindër që përjetojnë efektet e gazit lotsjellës dhe sprej të Policisë së Republikës së Kosovës brenda objektit të shkollës, këtë ngjarje të rëndë nuk e justifikon asnjë qëllim.
Lëvizja VETËVENDOJE! në Dardanë edhe njëherë i bën thirrje Kryetarit Kastrati që të heq dorë nga “reforma” në arsim, dhe të respektojë në përpikëri Vendimin e MASHTI-it, Vendim me të cilin, fëmijve u garantohet e drejta për shkollim, e drejtë e cila u garantohet me Kushtetutën e Republikës./KosovaPost/