Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka thënë se kriza me rritjen e çmimeve ka filluar që nga shfaqja e pandemisë, sipas saj, është rritur tani me konfliktin që është duke u zhvilluar në Ukrainë.
Ajo, në Klan Kosova, ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë marrë mbështetje të ndryshme nga qeveria për të tejkaluar këtë krizë.
“Jemi në një krizë globale dallon shumë me atë se si do të mund ta krahasohej ky menaxhim me situatën e vitit 2014. Kjo krizë është duke u menaxhuar jashtëzakonisht mirë nga Qeveria e Kosovës”.
“Ju e dini se ka shumë pak prodhim në Kosovë, andaj mallrat që vijnë janë nga shtete tjera dhe ju e dini se nuk mund t’i kontrollojmë çmimet e shteteve që i fusin brenda Kosovës produktet e veta”,ka thënë Kryeziu-Hyseni.