Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 20 janar, shkruan Kosova Post.
20 janar 1921 – Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi kushtetutën e parë apo ligjin themelor të Republikës së Turqisë, njohur zyrtarisht me emrin “Teşkilat-ı Esasiye Kanunu”. Ai ishte një dokument i thjeshtë i përbërë nga vetëm 23 artikuj të shkurtër dhe merrte për bazë parimin e “Unitetit të Pushteteve”. Më 29 tetor 1923, kushtetutës iu shtua edhe një artikull tjetër për të deklaruar dhe shpallur botërisht se Turqia është republikë. Në prill të vitit të ardhshëm ajo u zëvendësua me një dokument krejtësisht të ri, i njohur si Kushtetuta e 1924-s.
20 janar 1981 – Përfundoi kriza e pengjeve ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teherani zyrtar njoftoi lirimin e 52 shtetasve amerikanë që mbaheshin peng prej 444 ditësh.
20 janar 1990 – Ushtria e Kuqe hyri në Baku pas shtetrrethimit të shpallur në rajon nga ish-Bashkimi Sovjetik në vazhdën e tensionit ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë. Gjatë këtij pushtimi, i cili njihet historikisht si “Masakra e Janarit”, “Janari i Zi” apo “E Shtuna e Zezë”, humbën jetën mbi 100 turq azerbajxhanas dhe u plagosën rreth 800 të tjerë.
20 janar 2018 – Forcat e Armatosura të Turqisë filluan Operacionin “Dega e Ullirit” në zonën e Afrinit, në Siri, për shkak të paqëndrueshmërisë dhe kërcënimit terrorist në rritje përgjatë kufirit turko-sirian.
1936 – Eduardi VIII u bë Mbreti i anglisë.
1937 – Franklin Delano Roosevelt bëhet presidenti i parë amerikan që përurohet më 20 janar. Amendamenti i 20-të i Kushtetutës përcakton zyrtarisht 20 janarin si ditën e përurimit të presidentit dhe nënpresidentit. Ky amendament u ratifikua nga Kongresi në vitin 1933.
1939 – Hitleri shpall në parlamentit gjerman se do t’i zhdukte të gjithë hebrenjtë evropiane.
1941 – Një oficer gjerman u vra në Bukuresht – vrasja shkaktoi rebelim dhe pogrom nga ana e Gardës së Hekurt; 125 hebrenj dhe 30 ushtarë u vranë këtë ditë në kryeqytetin rumun.
1944 – LDB: Forcat Ajrore Mbretërore hodhën 2,300 tonë bomba mbi Berlin.
1945 – Franklin Delano Ruzvelt u bë President i Shteteve të Bashkuara për të katërtën herë, është presidenti i vetëm që qëndroi në detyrë për më tepër se dy mandate.
1949 – Presidenti Harry Truman shpall Pikën 4 të programit te tij. Pika 4 lidhet me ndihmën ekonomike të SHBA-së për vendet e varfra. Programi u shpall nga presidenti në fjalimin e tij të parë në fillimin e mandatit të tij plotë 4-vjeçar si president. Truman kishte qenë nënpresident dhe zuri vendin e presidentit Roozevelt, kur ky vdiq në detyrë më 1945; vetëm më 1948, Truman u bë president i zgjedhur me vota.
1954 – U themelua radiostacioni National Negro Network me 40 anëtarë.
1961 – Xhon Kenedi në moshën 43 vjeçare inagurohet për kryetarë të SHBA-ve, e që ishte kryetari më i ri në historinë e SHBA-ve.
1981 – Ronald Reagan bëhet presidenti më i moshuar amerikan. Ai ishte 69 vjeç e 349 ditë kur u përurua president më 20 janar 1981.
1991 – Sudani vuri Sheriatin si ligj shtetëror.
1992 – Air Inter Flight 148 u rrëzua në Strasbourg, Francë duke lënë të vdekur 82 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekipit.
2001 – Në revolucionin 4 ditorë u rrëzua nga posti presidenti filipinez Joseph Estrada dhe u pasua nga Gloria Macapagal-Arroyo.
2001 – George W. Bush trashëgoi Bill Clintonin në funksionin e kryetarit të 43. të SHBA-ve.
2009 – Barack Obama bëhet presidenti i 44 i SHBA-ve
2012 – Trupat ushtarake franceze deklarojnë se do të tërhiqen nga Afganistani pas një sulmi ku gjetën vdekjen 4 ushtarë francezë te koalicionit. Autori i vrasjeve nje koleg afgan.
2012 – FBI-ja mbyll websitin “megaupload” dhe e akuzon themeluesin e saj per pirateri. Drejtuesi i saj rrezikon deri ne 50 vjet heqje lirie.
2013 – Hiqet në mënyrë vandale Përmendorja e UÇPMB-së (Preshevë) e vendosur më 16 nëntor 2012.