Shkruan: Dr. Mustafë Bajrami
Kujdes! Janë të njëjtit! Janë të njëjtit ata që deri dje bënë ‘luftë’ të hapur kundër ndryshimeve, me këta që sot shpifin dhe shantazhojnë kundër forcave të reja që po premtojnë dhe po punojnë për ndryshimin.
Të njëjtit persona janë, në mënyrë të njëjtë veprojnë, të njëjtat metoda i përdorin dhe në të njëjtat potale e mediume shkruajnë e flasin.
Sepse këta e kanë të njëjtin mision: Ta mbajnë vendin e ndrydhur dhe në mjegull, që të përfitojnë vetë në dëm të vendit, të shtetit dhe të kësaj shoqërie.
Mision kanë shuarjen e shpresave të njerëzve të këtij vendi. Misioni i tyre është ta thejnë dhe topitin ambiciozitetin e të rinjëve tanë. Që tua shuajnë shpresat e fundit për një të ardhme më të mirë.
Miq të dashur dhe ju gjithë qytetarë të Kosovës!
Me bindjen dhe përgjegjësinë më të madhe morale, fetare e intelektuale ju bëjë thirrje të mos u besoni këtyre njerëzve. Mos i lexoni shkrimet e postime e tyre, mos i dëgjoni fjalët që i thonë e as t’i klikoni hapësirat ku ata shpërfaqin armiqësinë e tyre ndaj forcave që po punojnë për ndryshime.
Mos bini pre e shantazheve, rrenave dhe shpifjeve që po i bëjnë. Gjithandej ku po mundin e ku po u jepet hapësira; Nëpër rrjete sociale, nëpër ndeja, nëpër emisione televizive e nëpër zyre ku përgatisin këto platforma ugërzeza.
Ata janë të prirë dhe të përgatitur të mbjellin pesimizëm, dyshime dhe të përhapin dezinformata. Kinse në emër të fjalës së lirë. Por në fakt, këtë e bëjnë në emër të interesave të tyre meskine. Andaj, nga këtu ju porosis: Ngjallni shpresat edhe më shumë, rriteni dozën e ambiciozitetit në shpirtrat tuaj, punoni sa të mundeni dhe përhapni fjalë të mira. Fillimisht duke i demaskuar matrapazët të cilët orë e çast flasin keq, shohin zi, dhe mbjellin mes neve armiqësi e të liga.
Është koha t’ia kthejmë dinjitetin vendit dhe njerëzve të këtij vendi. Është koha ta shtojmë ambiciozitetin dhe elanin në të gjitha rrafshet e jetës sonë. Për të mirën e vendit. Për të mirën tonë të përgjithshme!