Pretendohet se në përjeshjet e javës së kaluar mes ushtrisë dhe grupeve të armatosura, që janë kundër puçit ushtarak në Mianmar, janë vrarë të paktën 40 ushtarë.
Përplasjet midis ushtrisë së Mianmarit dhe grupeve të armatosura që kundërshtojnë juntën kanë marrë jetën e të paktën 40 ushtarëve.
Kjo u raportua nga komanda e Forcat e Mbrojtjes së Popullit (PDF) e Mianmarit, e krijuar në fillim të majit (5 maj) nga kundërshtarët e puçistëve.
Përleshjet u zhvilluan nga 2 deri më 4 korrik në rajonin Sagaing pasi ushtria përdori forcë kundër civilëve. Gjatë përleshjeve u shkatërruan tre automjete ushtarake, dhe pjesëtarët e PDF-së kanë vrarë të paktën 40 ushtarë, thuhet në vijim të deklaratës.
Ushtria e Pavarësisë Kachin (KIA), një nga grupet etnike të armatosura që vepron në rajon ka mbështetur pjesëtarët e PDF-së që përballjen e tyre me ushtrinë e Mianmarit.
Ministria e Mbrojtjes së Mianmarit nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me viktimat e raportuara.
Grushti i shtetit në Mianmar
Më 1 shkurt ushtria e Mianmarit mori pushtetit pas pretendimeve për manipulime masive në zgjedhjet e përgjithshme të 8 nëntorit 2020 dhe krizës politike që përfshiu vendin pas zgjedhjeve.
Ushtria arrestoi ministren e Jashtme dhe udhëheqësen de fakto të vendit, Aung San Suu Çi dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe drejtues të partisë në pushtet.
Aktualisht, pushteti në vend është në duart e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mianmarit, Min Aun Hlein.
Pas grushtit të shtetit në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Mianmari do të drejtohet nga një juntë ushtarake për një vit
Si pasojë e grushtit të shtetit në Mianmar kanë humbur postet e tyre 24 ministra dhe zëvendësit e tyre.
Gjatë ndërhyrjes së ushtrisë së Mianmarit ndaj protestuesve dhe grupeve kryengritëse, që janë kundër juntës ushtarake, deri më sot kanë humbur jetën 898 njerëz dhe janë arrestuar me mijëra të tjerë.
Ndërkohë që vendi është përfshirë nga demonstrata masive, gjykata ushtarake vazhdon të gjykojë zyrtarët e lartë të qeverisë.