Çështja e raporteve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, ka zgjuar një valë debatesh në opinionin publik shqiptar. Shumica mendojnë se me hapat e fundit të cilët i ndërmori qeveria në ikje, i ka rrezikuar mjaft raportet me shtetet e tjera, sidomos evropiane, të cilat e kundërshtojnë hapur idenë e vendosjes së ambasadave në Jerusalem, shkruan Kosova Post.
Por kauza për drejtësi në Izrael dhe për njohje të sovranitetit të Palestinës, është më e vjetër. Kundër krimeve, dhunimeve, shtypjeve sistematike nga ana e izraelitëve kundër popullatës vendase palestineze, janë rreshtuar shumë figura të njohura publike me famë ndërkombëtare.
Qëndrimet kundër këtyre politikave koloniale, i ka shprehur disa herë edhe artistja e famshme shqiptare Dua Lipa.
Në një artikull të paradokohshëm të The Jerusalem Post, thuhet se ajo dikur pat ndarë postime anti-Izraelit në llogarinë e saj në Instagram.
“Postimi gjithashtu iu referohet ngjarjeve në lidhje me vrasjen e George Floyd-it nga një oficer policie dhe përfshinë disa hashtags të ‘HumanRights’ dhe ‘luftën për drejtësi’” – thuhet ndër të tjera në artikull.
Artistja me origjinë nga Kosova, nuk është e vetmja e cila është rreshtuar kundër politikave të Izaelit, shumë të famshëm bëjnë pjesë në këtë listë të gjatë. Atë është fare e lehtë ta gjesh në internet./KosovaPost/