Kampionati anglez e ka nisur rrugëtimin e ri për edicionin 2024/25.
Të parët që ia bënë “sefte” edhe Premier Ligës por edhe fitores, ishin “Djajtë e Kuq” të cilët të premten para tifozëve të tyre në “Old Traford”, mposhtën Fulhamin 1-0, njofton Klankosova.tv.
Golin e vetëm në këtë ballafaqim, e shënoi holandezi i Manhester United, Joshua Zirkzee, në minutën e 87.
Me një gol më shumë se rivalët e përbetuar, fitoren e siguroi të shtunën edhe Liverpool, ku vetëm 5 minuta gjatë ndeshjes i mjaftuan për t’i marrë 3 pikët e para. Diego Jota në minutën e 60 dhe Mohamed Salah ’65, i dhanë fund dilemës së fituesit, në udhëtim te Ipswich.
2-0 fitoi edhe skuadra e Arsenalit para tifozëve të tyre në “Emirates”. Kai Havertz në pjesën e parë dhe Bukayo Saka në të dytën, i dhuruan “Topçinjëve” fitoren, raporton Klankosova.tv.
Derbi i javës së parë zhvillohet në Londër, ku në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea e pret kampionin aktual, Manchester Cityn.