Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve kanë shprehur shqetësimet tyre lidhur me procesin e votimit nga diaspora, shkruan Kosova Post.
Sami Kurteshi në një konferencë për medie është shprehur se ende nuk dihet saktë numri i aplikuesëve dhe verifikimi i tyre përmes telefonit.
Kurteshi këto i ka quajtur shkelje të rëndë nga KQZ-ja dhe disa parti politike.
“Nga numri i madh i madh i aplikimeve ende nuk e kemi listën që tregon saktë se sa aplikues janë konfirmuar dhe sa janë refuzuar. Deri në këtë moment verifikimi përmes telefonit nuk ka përfunduar ende dhe deri tash është dashtë të fillohet me fletëvotimin dhe KQZ nuk është e përgatitur dhe është shkelje e rëndë, por kjo nuk është shkelje e parë nga KQZ-së, bashkë me PDK dhe LDK, dhe ne sot nuk e kemi listën përfundimtare të votuesve jashtë vendit. Këto shkelje të afateve do të thotë që KQZ ka kaluar në shkeljen e veprave penale. Personat brenda KQZ kanë bërë vepra penale siç është parandalimi i të drejtës së votimit”, ka deklaruar Kurteshi.