Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën, kanë mbajtur takim së bashku, ku temë diskutimi ishte “Open Ballkan”, kriza e pandemisë dhe masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se iniciativa e Ballkanit të Hapur nuk ka asnjë kuptim pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
“Këto takime ne si Aleancë për Shqiptarët i bëjmë në funksion të një zhvillimi politik. Rajoni ka zhvillime dhe për këtë na duhet edhe bashkëbisedim mes njerëzve të cilët duhet të kenë një udhë që i bashkon. E hapëm edhe diskutimin e krizës me pandeminë, masat të cilat mendojmë se do të lehtësohen. Për këtë na duhet edhe bashkëbisedim mes njerëzve. Diskutuam edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur të cilin qëndrimi i aleancës është më se i qartë në drejtim të kësaj. As një iniciativë në Ballkan nuk ka asnjë kuptim përderisa nuk kompletohet mozaiku i fundit i stabilitetit të Ballkanit i cili është njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Vetëm në këtë moment mund të hapen nisma të tilla regjionale. Ndryshe vlerësoi se kjo do të kishte efekt shumë të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës dhe në përgjithësi me shqiptarët”, ka thënë Sela.
Ndërsa për zgjedhjen e kryeministrit të ri në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Sela tha se duhet t’i jepet kohë, teksa tha se fajtor për gjendjen e shqiptarëve atje është Ali Ahmeti.
“Kuptohet edhe tema të tjera të bëjnë edhe meuri integrimet. Ai sapo është zgjedhur si kryeministër. mos keni asnjë dilemë. Qasja e kryeministrave kushdo qoftë ai. Në varësi të qasjes Zotri Ahmeti. Kur qasja e ti është e keqe shqiptarët i kanë punët keq. Me keqardhje them se qasja e Ahmetit ka qenë e keqe dhe për këtë shqiptarët kanë vuajt pasojat shumë”, ka thënë ai.