Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë bërë një javë që nga sulmi terrorist i orkestruar nga Serbia, transmeton KosovaPost.
Kurti tha se për këto 7 ditë, kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla.
“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla.”, ka shkruar Kurti në X.
Ndër të tjera, kryeministri Kurti ka vlerësuar mbështetjen e aleatëve në luftën për demokraci.
“Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci.”, tha ai.
Ndryshe, sot është bërë një javë që nga dita kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm nga i cili humbi jetën heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

























