Kryeministri i vendit, Albin Kurti është i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se nuk kanë pritje të mëdha nga puna e tij në Qeverinë e Kosovës.
Me këtë rast Kurti deklaroi se të njëjtët kanë shumë pritje nga ai, madje sipas tij deputetët e opozitës kanë edhe më shumë pritje se vetë Grupi Parlamentar i VV-së.
“Nëse e shtroni një temë unë do tu dëgjoj dhe përgjigje, sepse këtu jam llogari si kryeministër i vendit.Andaj arsyetimet e mija konsistojnë me temën që keni shtruar ju. Unë besoj se keni pritje të mëdha prej meje, prandaj edhe ankoheni.Po të mos kishit pritje nuk do të ankoheshit.Sepse mirë që keni pritje sepse unë s’do të qeverisi vetëm për ata që më kanë votuar.E ju doni rezultate shpejtë, për atë që se keni bërë ju për vite me radhë, kjo tregon se sa të mëdha i keni pritjet.E ju i keni pritjet edhe më të mëdha ndaj meje, sa edhe vetë grupi parlamentar i yni.Por mua s’më pengojnë këto pritje”, tha Kurti.
Tutje ai theksoi se çështja nuk është pro apo kundër liberalizimit, por është se kur do të liberalizohen vizat.
“Nuk është çështja për apo kundër liberalizimit, kjo është mungesë e dijes për çështjen e liberalizimit. Pyetja është kur liberalizmi, jo për a kundër. Prandaj duke e shtruar gabimisht problemin, kemi pasur vetëm zgjidhej të gabuara, ai që e shtron gabimisht atë s’mund ti ketë zgjidhjet e duhura, ne jemi pro liberalizmit dhe kur. E jo bardh apo zi , e tash. Ne duam që të përgatitemi për liberalizim, jo të hyjmë pa u përgatitur se prandaj përfundojmë në mjerim, qysh na keni sjell deri këtu.
Këtu konsiston vendimi politik dhe politika qeveritare”, shtoi ai.
Kurti tha se pajtohet me Krasniqin dhe të tjerët se gjendja e pandemisë është e rëndë, por tha se me datën 3 qershor të vitit të kaluar kur ai doli nga zyra e kryeministrit kishte tri herë më shumë raste të të shëruarve se atyre aktiv.
“Me datën 24 maj të vitit të kaluar, asnjë i infektuar. Pse? Sepse qasja jonë ka qenë mbyllje fillestare dhe hapje graduale në mënyrë që të gjurmojmë rastet e infeksionit dhe kemi pasur sukses, por kur ndërron qeveria, qasja, strategjia më pas edhe pasojat. Njëherë do ta zgjedhim presidentin, është e domosdoshme të përmbyllim hapin e tretë të institucioneve në mënyrë që të kemi mandatin 4 vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje”, shtoi ai.l,n.