Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ditën e sotme të fushatës e ka nisur në Podujevë, aty ku bashkë me kryetarin e kësaj komune Shpejtim Bulliqi, e kanë pirë kafën e mëngjesit, shkruan Kosova Post.
Me këtë rast Bulliqi tha se e diela e kësaj jave është vendimtare për t’i ndëshkuar ata që kanë keqqeverisur me vendin për 20 vjet.
Postimi i plotë:
Kafen e mëngjesit sot e pimë bashkë me kryeministrin Kurti, kandidatët për deputetë dhe aktivistët e Lëvizjes. Podujeva kishte fatin e mirë ta sjell e para ndryshimin, tash është radha për krejt Kosovën.
E diela e kësaj jave është vendimtare, kemi shansin historik për të ndëshkuar ata që kanë keqqeverisur për 20 vjet e për t’i dhënë kahje të re shtetit me një mendësi të rë qeverisëse vendit tonë. Krejt dhe drejt për ndryshimin e domosdoshëm!