Këshilli Organizativ ”Pranvera Shqiptare 81” ka organizuar tryezën përkujtimore për Adem Demaçin në 85-vjetorin e lindjes së tij, shkruan Kosova Post.
Në këtë tryezë përkujtimore të Demaçit mori pjesë edhe kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, i cili njëherazi shtoi edhe disa fjalë për simbolin e rezistencës shqiptare Adem Demaçin.
Kurti për Adem Demaçin tha se ai i ka përjetuar thuajse tri jugosllavit.
“Kur e kanë liruar në prill të vitit 1990 baca Adem tha se po del prej burgut të vogël në atë të madh” shtoi Kurti.
Kurti gjithashtu tregoi se për herë të parë të dy ishin takuar në vitin 1991 kur ai ishte një student gjatë një proteste të cilën po e udhëhiqte ai.
“Ai është desidenti më i madh evropian i cili është krahasuar edhe me Mandelën, ne të gjithë e kemi njohur si të pa thyeshëm dhe të palodhshëm bacën Adem” tha Kurti.
Tutje Kurti tha se Adem Demaçi kurrë nuk është stepur prej frikës dhe kurrë nuk është mposhtur prej dhimtës, ai gjithnjë thoshte të vërtetën dhe nuk i mohonte të arriturat asnjëherë.
“Ai ecte veq se përpara për shkak të dashurisë së madhe që kishte, është veprimtari më i mirë që kemi pasur të gjithë veprimtarët tjerë janë inspiruar nga ai” , tha Kurti.