Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se një takim potencial me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut, ka gjasë të mbahet në fund të gushtit.
Këtë Kurti e tha për Zërin e Amerikës, kur u pyet mbi qasjen e tij në raport me Beogradin zyrtar.
“Në vend që të ndodh takimi me 19 korrik, tash shpresohet se mbase mund të mbahet në fund të gushtit”.
Ai mes tjerash u shpreh se është gjithmonë i gatshëm të mbajë takimet në Bruksel.
”Unë jam i gatshëm gjithmonë të udhëtoj në Bruksel për takimin e radhës”.
”Një takim i tillë ka pasur plan që të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt për shkak se Beogradi zyrtar e refuzoi atë dhe kërkoi një shtyrje njëmujore. Dikur thoshin të presin meqenëse nuk i kanë mbajtur zgjedhjet. E tash sërish shkaktojnë vonesa të paarsyeshme, përkundër kërkesave të BE-së, dhe SHBA, ata nuk duan të distancohen nga presidenti Putin”.