Teksa është duke u mbajtur seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka përfunduar koha e pyetjeve parlamentare, në pyetje këto të cilat deputetët e partive opozitare shprehën shqetësimin e tyre lidhur me krizën energjetike në Kosovë, shkruan KosovaPost.
Menjëherë pas përfundimit të pyetjeve parlamentare, Kryeministri i Republikës së Kosovës ka thënë se ditën e djeshme është importuar sasi e madhe e rrymës, e cila ka kushtuar mbi 2 milionë euro vetëm për importim
“Ditën e djeshme dje ka qenë në bursë 240 euro për megavat në orë.
Dje kemi paguar 2 milionë e gjymë euro për import. A po më tregoni ku t’i marrim paratë?”
Seanca është duke vazhduar, ku do të jetë pikë diskutimi propozimi i ZRE-së lidhur me situatën energjetike në vend.