Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.
Pasi vendosën lule te varri, kryeministri, Albin Kurti tha se Rugova ishte intelektual i angazhuar, paqësor, i qetë dhe humanist.
“Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Kosovës si zgjedhur me votë popullore më 24 maj 1992 dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar i zgjedhur në Kuvend më 4 mars 2002. Rugova para se të ishte president, ishte intelektual i angazhuar, paqësor, i qetë, racional dhe humanist”.