Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, i ka shkruar letër liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, me rastin e marrjes së pozitës së shefit të Qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, përcjell Kosova Post.
Erdogan edhe në këtë letër ka përmendur çështjen e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, derisa i ka thënë Kurtit se do të ishte e dobishme që Qeveria e Kosovës ta rishikojë një vendim të tillë brenda rezolutave të Kombeve të Bashkuara.
Ndryshe përveç Turqisë, kryeministri Kurti ka pranuar letër urime edhe nga Kryeministri i Italisë, z. Mario Draghi, Kryeministri i Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Çekisë, z. Andrej Babish dhe Kryeministri i Hungarisë, z. Viktor Orban.