Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me tubim elektoral në Deçan.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti u kërkoi qytetarëve deçanas, siç tha ai, që t’u bashkohen 500 mijë zemrave cep më cep për fitoren e Vetëvendosjes, duke u premtuar atyre edhe investime në infrastuktirë dhe finalizimin e rrugës Deçan-Plavë.
“Sot dy javë votojmë dhe sonte dy javë festojmë. Sonte dy javë vuloset me 500k zemra për punën që kemi bërë. Deçani është simbol i qëndresës dhe heroizmit. Pavarësisht humbjeve dhe vuajtjeve, Deçani u ngrit me shpejtësi të madhe. Gjatë këtyre viteve me qeverisjen tonë jemi munduar që Deçanit t’iua kthejmë borgjin e madh që ja kemi historikisht. Gjatë mandatit të ri 5 milionë euro do të këte investime në infrastrukturë, asfaltim të rrugëve në 8 fshatra të Deçanit. Mos të harrojmë aksin rrugor Deçan-Plavë. Kemi marrëveshje ndërkombëtare dhe po punojmë që të përbyllen punimet që Plava të ndërlidhet me Deçanin”, tha Kurti.
Ndërkohë, Donika Gërvalla nga Lista “Guxo”, duke u shprehur krenare me origjinen e saj nga kjo pjesë, ftoj bashkëvendasit që të votojnë numrin 118.
“Jam krenare që vijë nga kjo pjesë e Kosovës. Deçani gjatë shekujve është shquar për guxim dhe trimëri. Asgjë nuk më ka formësuar më shumë se sa fshati Dubovik dhe Deçani. Gjatë këtyre viteve kemi luftuar fuqishëm kundër korrupsionit dhe krimit për të vendosur rend dhe ligj cep më cep të Kosovës. E për gjithë ata që thonë se brenda muajsh hyjnë në NATO, ne themi se në NATO hynë me ushtarak të shquar, të pergatitur dhe me ushtri të fortë dhe të armatosur mirë. Kurse me qeverinë Kurti, ne arritëm edhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, e kjo duke luftuar krimin dhe korrupsionin”, tha Gërvalla.
Ndërkaq, Faton Selmanaj, kryetar i Qendrës së Vetëvendosjes në Deçan tha se se qytetarët deçnas si asnjëherë me parë e kanë ndjerë dorën e shtetit./rtk