Kurti: Qeverisja e VV-së do të vazhdojë mbështetjen e bizneseve

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me tubim elektoral në Lakrishtë të Prishtinës ku kanë vizituar një kompani private.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë mbështetjen e bizneseve që sjellin zhvillim ekonomik e mirëqenie të punëtorëve në Republikën e Kosovës.

“Mëngjesin e nisëm në Lakrishtë të Prishtinës për vizitë te kompania Concentrix. Me shtrirje në pesë qytete tjera të Kosovës përveç kryeqytetit, kompania këtë vit do të arrijë numrin prej 3000 të punësuarve. Janë themeluar para dhjetë viteve në vendin tonë dhe ndërkohë janë zgjeruar edhe në tri shtete tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq zyra udhëheqëse e tyre është në Prishtinë”.

“Concentrix ofron shërbime të klientëve në gjuhën gjermane për disa nga kompanitë teknologjike më të mëdha botërore. Takova edhe disa punëtorë shqiptar që kanë jetuar e punuar gjatë jashtë shtetit por janë kthyer në Kosovë për të punuar, fituar e kontribuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika