Kryeministri Albin Kurti para gazetarëve tha se rritja dyshifrore ekonomike është lajmi që i frikëson të gjithë armiqt e Kosovës.
Madje shefi i qeverisë tha se nëse Kosova vazhdon me rritjen nga 10% do t’i afrohet Kroacisë.
“Sot lajmi kryesor që i frikësohen të gjithë armiqt e Kosovës është kjo rritje dyshifrore ekonomike. A e dini se çka do të thotë nëse përgjatë viteve të kësaj dekade ne vazhdojmë me rritje nga 10 për qind ne do t’i afrohemi Kroacisë. Nëse vazhdojmë vit pas viti me këtë rritjen 10% që është e pashembullt në Ballkan ne do t’i afrohemi vendit që së fundmi iu bashkua BE-së”, tha Kurti.
Ai tha se nëse dikush ka dilemë që viti 2020 ka qenë viti i pandemisë atëherë s’duhet krahausuar me të, por edhe nëse krahasohet më vitin 2019 kur s’kishte pandemi, ai tha se prapë ka më shumë rritje.
“Kemi ndërmarrë një varg masash për të arritur mundësinë e qytetarëve tonë, në veçanti të grave, për ta zvogëluar pabarazinë përmes shtesave për lehona dhe fëmijë dhe duke e bërë studimin në universitet falas”, ka thënë Kurti.
Për miratimin e buxhetit prej 2.7 miliardë eurosh, Kurti tha se ishte buxheti i parë i miratuar nga qeverisja e tij, i cili do të orientohet për përmbushjen e prioriteteve qeverisëse.