Në përfundim të qëndrimit njëditor në Shqipëri, kryeministri Albin Kurti, u mirëprit edhe nga ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Qeveria ka njoftuar se diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Kurti e njoftoi Metën për detajet e marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe asaj bazë të dakorduar paraprakisht në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai gjithashtu e njoftoi kryetarin Meta për arritjet kryesore të qeverisjes dyvjeçare në rrafshin ekonomik, social dhe demokratik, dhe për vëmendjen që i është dhënë fushës së mbrojtjes, arsimit, bujqësisë dhe shëndetësisë në buxhetin e vitit 2023.