Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.
Takimi është mbajtur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Temë e diskutimit mes Kurtit dhe Krasniqit ka qenë Vettingu.
I pari i PDK-së do të mbajë konferencë për media.