Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimet që ai ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka përmendur edhe takimin me Jake Sullivan, Këshilltar për Siguri Kombëtare në SHBA i presidentit Biden.
Edhe pse takimi mes Kurtit dhe Sullivan ishte bërë i ditur përmes një fotografie afër disa shkallëve, i pari i qeverisë rreth këtij takimi është deklaruar se ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, shkruan lajmi.net.
“Që do të qëndroj gjatë e kam paralajmëruar më kohë përveç atyre që nuk i ndjekin zhvillimet politike. Unë kam qenë Shtëpinë e Bardhë dhe takimi ka qenë me këshilltarin për siguri kombëtare që është pikërisht tak ne funksion siguria për Kosovën. Në ndërhyrjen e NATO-s për ta ndalë gjenocidin në Kosovë kemi pasur presidentin Clinton”, tha Kurti.
Përndryshe, Kurti vizitën e tij jashtë Kosovës e ka zhvilluar në një periudhë kohore për tri javë, ku Kurti është takuar me përfaqësues të bizneseve të ndryshme.