Repulika e Kosovës sot ka pranaur një donacion prej 500 mijë dozash me vakisna “Pfizer’ të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Kosova Post.
Së këndejmi, Kryeministri i Republikes së Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur një konfrencë ku ka falënderuar ShBA-në për donacionin.
“Më lejoni që në emër të qeverisë të falënderoj ShBA-në dhe iniciativën COVAX për dhurimin e vaksinave. Për këtë jemi përjetësisht mirënjohës”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, shefi qerverisë, Albin Kurti ka thënë se lirimi i masave kundër Covidit varet nga niveli i vaksinimit të qytetarëve.
“Në një kohë kur rastet e infektimit janë duke rënë, disa mund të pyesin pse vaksinat vazhdojnë të jenë të domosdoshme. Së pari imuniteti i fituar mes popullatës tonë ka filluar gradualisht që të bjerë. Pesë deri në gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë imuniteti bie në 10 për qind. Një rënie e tillë e imunitetit mund të krijojë kushtet për një valë të re të infektimeve, prandaj është e domosdoshme që qytetarët të vaksinohen me dozën e tretë. Lirimi i mëtejshëm i masave varet drejtpërsëdrejti nga niveli i vaksinimit në vend. Jam i vetëdijshëm për vështirësitë që janë shkaktuar nga masat sidomos në aspektin ekonomik. Vaksinat vazhdojnë të jenë jetike”, është shprehur Kurti.