Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë për përfundimin e suksesshëm të një operacioni të ndërlidhur me substanca narkotike, përcjell KosovaPost.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë për operacionet e suksesshme që rezultuan me sekuestrimin e substancave narkotike heroinë mbi 6 kilogramë dhe kokainë rreth 39 gram, në vlerë mbi 150.000 euro si dhe me arrestimin e dy personave”, ka shkruar ai në Facebook.
Sveçla tutje e ka cilësuar operacionin edhe si mbrojtje të të rinjve, të cilët kanë potencial të përdorimit të substancave narkotike.