Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për Muajin e shenjtë të Ramazanit, përcjell KosovaPost.
Kurti përmes një postimi në Facebook shkruan se nga mbrëmë besimtarët mysliman janë bërë gati për një muaj të veçantë, muajin e Ramazanit.
sonte po bëhen gati për një muaj të veçantë, muajin e Ramazanit. Prej sot, përditshmëria e tyre ndryshon. Me vullnet e në formë sakrifice, privojnë veten nga ngrënia e pija, me urimin se me perëndimin e diellit kalon etja e arrihet shpërblimi”, shkruan Kurti.
Sipas Kurtit ky Ramazan e gjen Kosovën shumë më të mirë të shëndetit publik, krahasuar me vitin e kaluar kur ishte pandemia Covid-19.