Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Pedro Sanchezin, për mandatin e ri në krye të qeverisë spanjolle, përcjell KosovaPost.
“Urime për rizgjedhjen Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Javën e kaluar në Kongresin e Partive Socialiste në Malaga, u ritheksua që Evropa jonë progresive mund të llogarisë në Partinë Socialiste Spanjolle të Punëtorëve për ta penguar rritjen e së djathtës ekstreme”, ka thënë ai duke ia dëshiruar Sanchezit vazhdimin e sukseseve.