Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se nga sundimi i rendit e ligjit tek shërbimet për qytetarët, nga zhvillimi institucional tek ai i politikave dhe legjislacionit, Ministria e Punëve të Brendshme përmbyll një tremujor të suksesshëm në funksion të zbatimit të mandatit të saj.
“Nga sundimi i rendit e ligjit tek shërbimet për qytetarët, nga zhvillimi institucional tek ai i politikave dhe legjislacionit, Ministria e Punëve të Brendshme përmbyll një tremujor të suksesshëm në funksion të zbatimit të mandatit të saj. Përgëzoj secilën e secilin zyrtar të departamenteve e agjencive të Ministrisë për punën dhe angazhimin, puna e të cilëve reflekton në progres por edhe në vizion të qartë për të ecur përpara. Vazhdojmë me punë të palodhur e përgjegjësi të lartë, në shërbim të interesit publik dhe Republikës sonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.


























