Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vrasësit e Oliver Ivanoviqit po bredhin të lirë në Serbi, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në “X”, Kurti tha se Oliver Ivanoviq ishte aktiv si: gjatë luftës ’98-’90 ashtu edhe dëbimit të shkurtit të vitit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu.
Ndër të tjera, ai u shpreh se Beogradi i frikësohej Ivanoviqit si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it.
“Oliver Ivanoviq ishte aktiv si: gjatë luftës ’98-’90 ashtu edhe dëbimit të shkurtit të vitit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu. Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it. Sot, 6 vjet pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende bredhin të lirë në Serbi”, ka shkruar Kurti.