Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha sot se në seancë, se kuvendi e ka harruar funksionin e vetë në procese të votimit.
Këtë deklaratë, ajo e bëri pasi PDK kërkoi debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASH-it.
“Ky kuvend, përveç debate, fyerje, ofendime apo akuza, e ka harruar funksionin e vetë në procese të votimit, sot kemi marrëveshjet ndërkombëtare për të cilat kemi bërë apele”, tha ajo.
Kusari-Lila nuk është pajtuar me PDK-në për debat në lidhje me raportit e DASH-it sot, por ajo ka propozuar seancë të re në një ditë tjetër, njofton Klankosova.tv.