Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar gjuhën e përdorur ndaj grave në Kuvendin e Kosovës.
Në një konferencë për media, të mbajtur pas përplasjeve në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kusari – Lila, tha se në Kuvend në vazhdimësi janë ofenduar gratë.
Ajo, tha se çdo herë kur seancat e Kuvendit të Kosovës udhëhiqen nga gratë deputetët i ofendojnë ato.
“Ofendimet dhe cinizmat që u bëhen udhëheqësve të kuvendit nuk janë të parat, kanë ndodhur edhe më herët. Vënia e femrave në krye të kuvendit po del të jetë e papranueshme. Kemi pas raste edhe Vjosa Osmanin. Në momentin që një femër udhëheqë seancën ka ofendime e fyerje, por nuk do ta lejojmë këtë”, tha ajo.