Deputetja e Kosovës, Mimoza Kusari sërish ishte pjesë e Maratonës ‘Prishtina 2024’, duke e përfunduar shtegun prej 10 km.
Kusari në një prononcim për RTK, ka kritikuar organizatorët e kësaj ngjarje sportive.
“Nga koha kur ka filluar ky aktivitet sportiv unë jam pjesë e Maratonës, por ky aktivitet, ka rënie të garuesve. Kësaj radhe kalova shtegun prej 10 km, por duhet një organizim shumë më i mirë”, ka thënë ajo.
“Ju i keni parë maratonat ndërkombëtare ku mbyllen qytetet, por pa ndodh një ndryshim i mirëfillte nga organizatorët, nuk do të mund të arrihet ajo që ne e duam. Ky organizim duhet të jetë thirrja e fundit për organizatorët për vitin e ardhshëm të jetë një organizim më i mirë”, ka pohuar deputetja Kusari.