Barcelona ka ftuar 15-vjeçarin Lamine Yamal në stërvitjen e ekipit, me trajnerin Xavi Hernandez që thuhet se është “i dashuruar” me të riun.
La Masia e Blaugranës ka prodhuar shumë talentë gjatë viteve dhe së fundmi kemi parë lojtarë si Gavi dhe Ansu Fati të ndjekin gjurmët e Lionel Messit, Andres Iniesta, Sergio Busquets dhe të tjerë, përcjell GazetaBlic Sport.
Por Xavi thuhet se është një admirues i madh i Yamal, i cili është lindur në vitin 2007.
Yamal është një sulmues që posedon një aftësi të jashtëzakonshme për të dribluar. Ai luan me këmbën e majtë dhe videot e tij në ndeshjet për Barçën dhe ekipin e të rinjve të Spanjës tregojnë se çfarë aftësi ka ai.
🎥 Lamine Yamal Highlights
💭 How long till we see him in the first team?
— Barça Spaces (@BarcaSpaces) September 4, 2022