Zinedine Zidane beson se Karim Benzema e meriton të fitojë Topin e Artë.
Sulmuesi i Real Madridit është në mesin e kandidatëve për të fituar çmimin e madh individual, por si konkurrentë ka lojtarë të shkëlqyer si Robert Lewandowski e Lionel Messi, po ashtu Jorginho që fitoi gjithçka në Evropë me Chelsean dhe Italinë.
Duke folur për “Tele Foot”, Zizu tha: “Karim është në top formë. Unë do t’ia jepja atij Topin e Artë”.
“Ai e meriton atë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, kam pasur nderin ta stërvitja”.
“Ai di të bëjë gjithçka në fushë. Shpresoj shumë që të shpërblehet me Topin e Artë”.