Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar edhe njëherë pas publikimit të vendimit të plotë të Kushtetueses që rrëzon qeverinë Hoti dhe e çon vendin në zgjedhje, shkruan Kosova Post.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi.
“Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor” ka shkruar Kurti
Postimi i plotë:
Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.
Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.
Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.
Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.