Për shkak të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ky i fundit i ka ndërprerë punimet e seancës së sotme, për t’i vijuar në ora 15:00, shkruan Kosova Post.
Seanca, ku i diskutua gjatë programi qeverisës i prezantuar nga Kryeministri Albin Kurti, pritet t’i vazhdojë punimet në ora 15:00.
“Meqë mbledhja e kryesisë së Kuvendit është thirrur që nga e premtja për sot në ora 13:00, atëherë do të kemi një pushim deri në ora 15:00”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Përndryshe, Kryeministri Kurti është përballur me deputetët opozitarë, pas prezantimit të programit qeverisës, të miratuar ditë më parë në njërën nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës./KosovaPost/